Vala

Edhe “Zybaja” fillon talljet me taksën 100% ndaj produkteve serbe
Qeveria e Kosovës para disa dite mori vendim, që ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, të rrisë taksën për 100%.

Pas këtij vendimi, disa njerëz filluan edhe talljet me disa prej produkteve serbe, shkruan rtv21.tv

Barcoletat, dizajnet e produkteve serbe me simbole të shqiptarëve e deri tek videot qesharake, u bënë virale në rrjetet sociale.

Këtyre njerëzve që u tallën iu bashkua edhe humoristi i njohur, Sevdai Radogoshi, i cili në profilin e tij zyrtar Facebook, ka publikuar një video në të cilën shihet në rolin e “Zybas” teksa dëgjohet duke folur për Biskotat “Plazma”.

“Për kryeministrin Ramush Haradinaj. Ska mo plazma e serce merce..”, kishte shkruar, humoristi krahas videos së publikuar në Facebook.

“Bravo Ramush, punët e mira vinë kadal dale, edhe ti je ka vjen tu ardhë si brumi i simites”, janë disa nga fjalët që i dëgjojmë në këtë video.

Për kryeministrin Ramush Haradinaj????????Ska mo plazma e serce merce…???#qumili #humor #legjenda #kosova #ramushharadinaj #konsumoprodhimevendore #bojkotoprodhimetserbe

Gepostet von Sevdai Radogoshi am Freitag, 23. November 2018

MUND TË JU PËLQEJNË