Vala

Qëndrimi për një kohë të gjatë në një ambient të zhurmshëm përveç dëmit që mund të iu shkaktojë veshëve, rrit rrezikun edhe për sëmundje kardiovakulare.

Kështu të paktën thotë një studim kanadez, i realizuar me 6 mijë punëtorë për 5 vite.

Shumica e punëtorëve ishin meshkuj dhe kishin një moshë mesatare prej 40 vjetësh.

Hulumtuesit për këto 5 vite kanë vërejtur se gjendja shëndetësore e personave të vëzhguar ishte e lidhur drejtpërdrejtë me zhurmat në vendin e punës.

Sipas ekspertëve, kjo lidhje ishte më e theksuar te punëtorët meshkuj, konsumatorë të duhanit dhe që ishin nënë moshën 50 vjeç.

MUND TË JU PËLQEJNË