Vala

Mbrëmjen e kaluar u zhvillua një takim ndërmjet Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe Ambasadores së Kosovës në Washington.

Arsyeja e këtij takimi u bë shkas i kremtimit për Dua Lipën, që u organizua për sukseset e saj, që rezultuan në eventin më të madh muzikor të botës, “Grammy Awards”.

Vlora, e gëzuar për këtë festim, e më shumë e lumtur për sukseset e yllit të Kosovës, ajo nuk iu rezistoi dot disa fjalëve ku edhe shkroi:

“Një mbrëmje e veçantë bashkë me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Ëashington DC Sir Nigel Kim Darroch dhe bashkëshorten e tij Vanesa.
Ambasadori Darroch kishte vizituar Kosoven në qershor të vitit ‘99 së bashku me Sekretarin Robin Cook. Kishte parë me sy shkatërrimin, dhimbjet dhe çmimin e lirisë sonë.
Por mbrëmë patëm festë. Ngritëm dolli për Duan. Për sukesin dhe arritjet e sajë. Dua është krenaria jonë e përbashkët. Dhe Dua është dëshmija më e mirë se kur nuk ka kufinjë dhe barriera mes popujve, suksesi është edhe më i madh.”

Pas këtij publikimi, Vlora pranoi komente shumë pozitive nga të gjithë ndjekësit e saj, e cila çdo herë e më shumë po pasqyron një grua të fortë, të plotësuar e mbi të gjitha me një sukses të padiskutueshëm. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË