Duke filluar nga mbrëmja e sotme, një tjetër planet do të zërë ‘’rrënjë’’ në shenjën e Shigjetarit, për të sjellë më pas ndryshime madhore për të gjithë horoskopin.

Venusi, planeti i dashurisë dhe diplomacisë, do t’ju dhurojë të gjithë energjinë e tij kozmike për të përballuar fundin e janarit dhe fillimin e shkurtit. Ja ç’pritet të ndodhë:

DASHI:

Të lindurit në shenjën e Dashit do t’u kushtojnë shumë rëndësi marrëdhënieve personale. Pas një periudhe të vështirë në çift, karakterizuar nga mungesa e komunikimit dhe xhelozitë e kota, gjërat do të përmirësohen, dhe do të jeni më të qetë.

DEMI:

Në dallim nga Dashi, të lindurit në shenjën e Demit duhet t’i kushtojnë rëndësi marrëdhënies me veten. Mjaft e gjykuat kaq rëndë, mësoni të jetoni në paqe me defektet tuaja pasi askush nuk ka lindur i përsosur.

BINJAKËT:

Venusi u këshillon të gjithë Binjakëve të kenë kujdes me atë që nxjerrin nga goja. Një fjalë e thënë në inat e sipër, mund të lëndojë shumë njerëz, kështu që përmbahuni.

GAFORRJA:

Gaforrja është një ndër shenjat më të ndjeshme të horoskopit, ndaj bëni mirë të mbani nën kontroll emocionet, pasi Venusi mund t’ju prishë shumë plane. Fundi i janarit parashikohet të sjellë disa probleme me shëndetin, ndaj bëni të përgatiteni.

LUANI:

Pas Shigjetarit, Luani është shenja e dytë më e përkëdhelur nga Venusi. Marrëdhënia në çift është në fazën e saj më të mirë, aq sa shumë shpejt mund të finalizohet në martesë ose bashkëjetesë, ose plane për t’u bërë me fëmijë.

VIRGJËRESHA:

Virgjëresha duhet t’u kushtojë shumë rëndësi financave dhe të llogarisë mirë të gjitha shpenzimet, pasi mund të ngelni trokë. Kujdes kur merrni borxhe.

PESHORJA:

Keni nevojë urgjente për të ndryshuar pamjen e jashtme, ndaj shfrytëzoni momentin. Energjia kozmike e Venusit do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura.

AKREPI:

Edhe pse nuk doni ta pranoni, duhet të kuptoni që nuk mund të zgjidhni vetëm gjithçka. Kërkoni ndihmë sa jeni në kohë, pasi më vonë njerëzit do të lodhen me ju.

SHIGJETARI:

Të lindurit në shenjën e Shigjetarit janë më të privilegjuarit e Venusit, mirëpo duhet të dini si të përfitoni prej tij. Ky është çasti i volitshëm për të nisur një udhëtim dhe reflektuar çfarë doni të bëni në të ardhmen. Shëndeti, financat, dashuria dhe marrëdhëniet shoqërore shkojnë më mirë, se kurrë më parë.

BRICJAPI:

Jeni aq të zënë me punë, sa shpeshherë nuk i vini re gjërat e bukura që ju rrethojnë. Jeta është më e thjeshtë nga ç’e mendoni. Thojini MJAFT çdo impenjimi, dhe filloi të shijoni jetën pak e nga pak.

UJORI:

Të lindurit në shenjën e Ujorit, po kalojnë një periudhë shumë të qetë, por diçka do t’ju zgjojë nga gjumi letargjik, sipas living. Një njohje e re rreth datave 30-31 mund të ndryshojë shumë gjëra.

PESHQIT:

Edhe Peshqit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm, pasi mënyra si komunikoni me të tjerët, mund t’ju prishë një ofertë të mirë pune. Merreni shtruar dhe mos lejoni t’ju mposhtin nervozizmi dhe inati.

MUND TË JU PËLQEJNË