Vala

Që nga koha kur janë ndarë, ish-qifti i njohur i Hollivudit, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë pasur shumë mosmarrëveshje.

Këtyre mosmarrëveshjeve duket se nuk po i vije fundi.

Sipas një burimi të ‘US Weekly’, Brad Pitt nuk është i kënaqur që Jolie po i merr fëmijët në premiera të filmave, por ai nuk e ka ndërmend të ndërmarr ndonjë veprim.

Pitt dhe Jolie kanë pasur një ‘luftë’ pas ndarjes se kujt do t’i takojnë fëmijët por në fund u pajtuan që ata të qëndrojnë me nënën e tyre.

Mediat kishin raportuar që Jolie po paguan gazetarët të shpifin për ish-bashkëshortin e saj por këto mbetën vetëm spekulime./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË