Vala

Vajza e një politikani skoces ka shpëtuar për mrekulli pas gëlltitjes së një monedhe.

E bija e Alex Cole-Hamilton për pak sa nuk ndërroi jetë, por i ati i saj u tregua i shpejtë.

Ai ka terguar se e kishte lënë atë vetëm duke parë video në internet, ndërsa më vonë dëgjoi të bërtiturat e vajzës.

Ajo arriti që t’i tregonte babait që kishte gëlltitur një monedhë.

Politikani Hamilton filloi ta shpëtonte duke përdorur mësimet e marra nga kursi i ndihmës së shpejtë, 25 vite më parë.

Ai e ktheu vajzën me kokë poshtë dhe e goditi atë 5 herë nga pas.

Pavarësisht se monedha nuk doli jashtë, veprimet e tij ishin të mjaftueshme për ta lejuar Darcyn të marrë frymë sërish.

Menjëherë më pas politikani lajmëroi në numrin 999 dhe vajza u transportua në spital.

Me ndihmën e mjekëve dhe nën ndikimin e anestezisë monedha u hoq nga trupi i vajzës.

MUND TË JU PËLQEJNË