Vala

57-vjeçarja nga Tirana, V., thotë se në kohën e komunizmit një pjesë e mirë e femrave, ashtu si dhe sot, bënin rolin e femrave që kënaqnin brigadierin, sekretarin e partisë, apo edhe përgjegjësin e turnit, e njëra ndër to ishte edhe ajo vetë, shkruan “Kosovarja”.

Jam grua, 57- vjeçare, jetoj në Tiranë. Kush beson se femrat në kohën e komunizmit kanë qenë më të pastra dhe jo imorale gënjen sot e gjithë ditën, pasi e vërteta është ndryshe.
Unë jam një prej femrave që jam shfrytëzuar si trup femre gjatë komunizmit, vetëm e vetëm që të kënaqja brigadierin dhe përgjegjësin e turnit. Pa dyshim, edhe mua më pëlqente ajo gjë në atë kohë, pasi isha e privilegjuar, krahasuar me shoqet: punoja më pak, vija në punë sipas dëshirës, por ama respektoja gjithmonë dëshirën e shokëve të partisë, shkruan “Kosovarja”.

Aso kohe isha vajzë e re, por pak më e lazdruar se shoqet dhe këtë gjë e pikasi një nga shokët e partisë, i cili ishte edhe brigadieri im. Një ditë pas pune ai më ftoi pas fermës ku ne mbanin bagëtitë dhe filloi t’më shprehë dashurinë e tij, por jo për t’më marrë për grua, por vetëm që t’më kishte si dashnore…

Thënë të drejtën, në atë moment më erdhi pak zor, sepse rrallë kisha dëgjuar histori të tilla, por brigadieri ishte burrë simpatik, kështu që unë pranova dhe ne filluam të bëjmë dashuri. Dhe, jo vetëm një herë, por gati dy vjet rresht…

Mirëpo, edhe pse kanë kaluar vite e vite, edhe sot e kësaj dite i mbahej në mend ato që bëra ato dy vjet rresht në njërën nga kooperativat bujqësore në Lushnjë dhe nuk më largohen dot nga mendja…
Sidoqoftë, ishte përjetim i kohës… V. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË