Vala

Para disa ditësh Stine ka njoftuar për ndarje nga partnerja, e sot në ditën e të dashuruarve i ka shkruar disa fjalë.

Stine e ka publikuar një foto në Instagram nëpërmet të cilës ka ka uruar që ata të cilët nuk janë dashuruar asnjëherë, ta gjejnë dashurinë të paktën një herë në jetë, shkruan lajmi.net.

“Lum ata, ato që dashurojnë. Për pjesën tjetër s’kam ç’them, thjeshtë uroj ta gjejnë dashurinë të paktën një herë në jetë. Natën e mirë”, ka shkruar Stine në Instagram.

Këto fjalë erdhën disa javë pasi ai njoftoi për ndarje nga parnterja dhe këtë e bëri nëpërmjet të njëjtit rrjet social.

Më pas rreth kësaj çështje, ish partnerja e tij, Grazia ka folur rreth ndarjes gjatë një interviste për ‘Whynot’.

“Nuk e prisja, është zgjedhje e tij, e kuptova deri në njëfarë mënyre” u përgjigj Grazia e cila duke qenë nënë e fëmijës së tij po ashtu tregoi si është Stine në rolin e babait pasi ata bashkë e kanë edhe një vajzë.

“Stine si baba është shumë, shumë baba i mirë edhe shumë i përgjegjshëm dhe shumë i përkushtuar. Nuk e mendoja kështu sepse ne kemi 10 vjet që njihemi me njëri-tjetrin dhe nuk e kam parë në këndvështrimin si do të ishte si baba. E kam parë gjithmonë si Stine, si këngëtar, aventurier por që është shumë shumë baba i përkushtuar”, ka thënë Grazia.

 

MUND TË JU PËLQEJNË