Vala

Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana ishte sot i ftuar tek Rudina Magjistari, shkruan GazetaBlic.

Krahas futbollit, ai aty foli edhe për bashkëshorten e tij me të cilën ka disa vite që është martuar ku kanë dhe një djalë.

Madje ai u shpreh se para se të martohej me Monikën i kishte vënë asaj kusht gjuh shqipe.“

Ishte kusht paramartesor që djali absolutisht nuk duhet ta thyjë zinxhirin e traditës, të gjuhës sepse ne që kemi qenë në emigracion, gjenerata e parë e mban, por gjenerata e dytë thuajse e ka humbur gjuhën.

Kur martohesh, martohesh për dashuri dhe për partnerin e duhur, por ka vështirësitë e veta sidomos nga pikëpamja e gjuhës, por kjo nuk duhet të jetë një argument për mos me bërë më të mirën”, tha Lorik Cana.

MUND TË JU PËLQEJNË