Vala

Komuna e Prishtinës dhe kompanitë përgjegjëse për pastrimin e rrugëve nuk po ja dalin të pastojnë rrugët në kryeqytet.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu i tha lajmi.net se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompanitë kanë pastruar tërë natën, ai tha se asnjë rrugë nacionale dhe regjionale që është në kompetencë të ministrisë nuk është e bllokuar.

“Nga mëngjesi të gjitha kompanitë janë në terën, tërë natën kanë kujdestaruar dhe gjendja e rrugëve momentalisht edhe pse reshjet janë me intensitet të lartë, të gjitha rrugët në nivel vendi janë të kalueshme”, deklaroi ai.

Ai tregoi edhe për aksin rrugorë, i cili është në gjendje më të rëndë dhe vështirë i kalueshëm ku tha:“Vështirësi kemi në aksin rrugor Elez Han – Prishtinë, për shkak të reshjeve të mëdha që momentalisht janë në atë lokacion qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, por nuk ka ndërprerje të komunikacionit”, është shprehu ai. /Lajmi.net/

 

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË