Që të gjithë ne jemi në dijeni për vetitë pozitive shëndetësore që ka molla.
Po t’ia shtojmë këtë frut edhe një torteje, përveç se e bëjmë të shëndetshme, i japim edhe shije më të mirë.

Kjo është receta e kekut me mollë, e cila mund të gatuhet në një periudhë shumë të shkurtë.

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM:

200 g gjalpë në temperaturë ambienti

140 g miell pa gluten

70 g niseshte

120 g sheqer

3-4 mollë

3 vezë

1 limon organik-lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur

1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)

3 lugë sheqer kaf

1 lugë kanellë pluhur

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

Mollët e qëruara i presim në kubikë dhe, pasi i lyejmë me lëngun e limonit, i lëmë mënjanë.

Rrahim në robot ose me rrahësen elektrike gjalpin me sheqerin dhe lëkurën e limonit derisa të shohim që sheqeri është tretur. Shtojmë vezët një nga një dhe së fundi miellin, niseshtenë dhe sodën me sitë.

Shtojmë gjysmat e mollëve dhe tani i përziejmë me spatul.

Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre ose të lyer me gjalpë e miell.

Shpërndajmë mbi brumë mollët që na kanë mbetur, në mënyrë të çrregullt, i spërkasim sipër me sheqerin dhe kanellën dhe e vëmë të piqet për 40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

MUND TË JU PËLQEJNË