Vala

Na thuaj si e vizaton shenjën “X”, të të themi çfarë tregon kjo për ty!

Me shumë mundësi secili prej nesh nuk merret më me rregullat e shkrimit pasi ka mbaruar shkollën dhe ka “shpëtuar” nga mësuesit e rreptë.

Por, një foto e re e publikuar në rrjetet sociale i ka bërë përdoruesit e interesit të kuptojnë që ka mënyrë të ndryshme për të vizatuar një “X”. Dhe, këto mënyra përdoren ndryshe nga njerëz të ndryshëm.

Gjithçka nisi kur artistja, Sixers Smasey ndau një foto të Tëitter dhe që atëherë njerëzit nuk ndalojnë së komentuari versionin e tyre për të vizatuar një “X”.

Ndërkohë që komentet vazhdonin të shtoheshin, ajo shkroi:

“Konsensusi i përgjithshëm është se amerikanët e bëjnë sipas mënyrës 7 dhe 8 ndërsa, Mbretëria e Bashkuar sipas 5 dhe 6. Ndoshta kështu jemi mësuar në shkollë, nuk jemi të sigurt për vendet e tjera.”

Por shumë nga personat që u përgjigjën, dëshironin të dinin se çfarë kuptimi ka! Kështu që analistja e shkrimit të dorës, Kathi McKnight, e cila ka studiuar shkrimet e dorës të të gjithë të famshmëve nga Oprah te ish-presidenti Barack Obama, ka zbuluar për secilën nga mënyrat, llojin e personalitetit që ke.

1.-Nëse zgjedh opsionin e parë do të thotë, se edhe pse do shumë të ecësh para, i ke të dyja këmbët në të shkuarën.

2-.Nëse zgjedh opsionin e dytë, do të thotë se ke një dëshirë të madhe për të larguar veten nga e kaluara dhe për të ecur para, por e shkuara ende të përndjek.

3.-Nëse zgjedh opsionin e tretë, do të thotë që je një rebel pa shkak.

4.-Nëse zgjedh opsionin e katërt do të thotë se ndërkohë që po përpiqesh të fokusohesh në të kaluarën, një pjesë e jotja ende tundohet të shkojë pas, sikur të ishte duke ngarë makinën dhe të shihje në pasqyrë.

5.-Nëse zgjedh opsionin e pestë, do të thotë që ti jeton sipas rregullave të tua.

6.-Nëse zgjedh opsionin e gjashtë, do të thotë që ti je një krijues trendesh dhe i zotëron ato me mjeshtëri.

7.-Nëse zgjedh opsionin e shtatë, do të thotë që nuk përpiqeni të shkelni normat dhe se ju pëlqen rendi dhe ekuilibri.

8.-Nëse zgjedh opsionin e tetë, ashtu si shumica, do të thotë se ti preferon të mos mendosh si të tjerët.

MUND TË JU PËLQEJNË