Vala

Kombinim i mrekullueshëm i shijes!

Përbërësit:

1 kungull i vogël,

5 copë suxhukë,

Pak vaj,

6 patate të ziera,

300 g kërpudha të ziera mali,

200 g djathë të grirë në rende,

1 lugë të madhe erëza.

Përgatitja:

Kungullin e presim në rrathë dhe rendisim në tepsi të vajosur.

Patatet e ziera i qërojmë, i presin në kube dhe i vëmë në rrathë të kungullit.

Pastaj i vendosim kërpudhat e ziera dhe shtojmë erëzat dhe i qesim djathin e grirë në rende.

Në fund i vëmë copat e suxhukut dhe i pjekim në furrë shporeti gjysmë ore.

MUND TË JU PËLQEJNË