Vala

Këngëtari i kohëve të vështira, i robërisë, luftës e lirisë. Këngëtari i ditëve të zeza e të bardha të Kosovës. Zëri ngjethës i tij tingëllonte e tingëllon fuqishëm në çdo kohë. Një emër: Ilir Shaqiri.

Sot, në ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës, këngëtari dhe shkrimtari i njohur, në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka lënë këta rreshta domethënës:

…Ndër beteja të pamposhtur

Barut shkundin trimat sysh

Çlirimtarët kudo në botë

Kanë bekime perëndish!

Dardani o tokë hyjnore

Hije t’paska dielli n’faqe

Me Shqipërinë e Amerikën

Na bekoftë Zoti me paqe!

Ilir Shaqiri i këndoj Gardës së Kosovës në vitin 1999, atëherë kur ideja për formimin e ushtrisë dukej e largët./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË