Vala

Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të trafikut në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin e Mramorit.Në këtë aksident janë përfshirë tri makina: një veturë e tipit “Opel Corsa”, një “X5” dhe një veturë e tipit audio, raporton Insajderi.Sipas dëshmitarëve që kanë treguar ngjarjen për Klan Kosovën, aksidenti kishte ardhur si pasojë e shpejtësisë.

Dëshmitarët kanë thënë se vetura e tipit “Opel Corsa”, ka hyrë në tejkalim të disa veturave, ndërsa ka goditur veturën ku gjendej ambasadorja turke.Po ashtu sipas asaj që është raportuar edhe vetura e tipit “Audi” ka goditur eskortën e ambasadës turke, ani pse nuk është shpjeguar ngjarja se si ka ndodhur deri tek goditja e eskortës së ambasadës nga vetura e dytë.Policia e Kosovës më herët ka konfirmuar për Insajderin se tre persona kanë vdekur si pasoj e këtij aksidenti. Dy prej tyre kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa, personi i tretë ka ndërruar jetë më pas.

Kadri Veseli dhe Enver Hoxhaj janë dy politikat që deri më tani kanë vizituar në QKUK të lënduarit dhe ambasadoren turke.Edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka vizituar ambasadore turke. Ai mes tjerash ka thënë se ajo kishte një gjendje stabile dhe se askush nuk ka ndërruar jetë nga eskorta turke.

“Kishte në gjendje të mirë dhe nuk është në rrezik për jetën. Të gjithë ju dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejt në gjirin familjar딓Po e kam parë personalisht dhe gjendja e saj është e mirë dhe nuk është në rrezik për jetën”, ka thënë Tërnava.

MUND TË JU PËLQEJNË