Vala

“A mund të jenë vetëm shokë një mashkull dhe një femër?” është ndoshta pyetja më kontroverse që shkenca ka njohur ndonjëherë. Edhe pse serialet si Friends kanë tentuar të na shpjegojnë këtë, meshkujt dhe femrat në fakt në fund përfundojnë duke i pëlqyer njëri-tjetrit.

Pa marrë parasysh se sa shumë tentoni të ndani një shok apo shoqe nga një partner, gjithmonë do të ketë një pikëpyetje të ngritur nga njerëzit e tjerë rreth shokut tuaj të gjinisë së kundërt.

Shkencëtarët janë përballur me këtë temë për një kohë të gjatë dhe kanë shikuar reagimet kimike në trupat e meshkujve dhe femrave për të zbuluar më shumë, transmeton Gazeta Express.

Përderisa femrat mund t’i qëndrojnë besnike nocionit “vetëm shokë”, meshkujt duket se mendojnë ndryshe. Një hulumtim u bë nga Universiteti i Wisconsin nga profesori i psikologjisë April Bleske-Rechek, për të parë nëse një femër tërhiqet nga shoku i saj ose jo.

Dhe rezultatet janë interesante. Përgjigjet në anketë u bazuan në një shkallë vlerësimi prej 10 pikësh dhe gjetjet treguan se meshkujt kanë tendencë të tërhiqen më shumë nga shoqet e tyre, përderisa femrat tërhiqen më pak nga shokët e tyre.

Femrat jo që janë më të përmbajtura, por thjeshtë nuk tërhiqen nga shokët e tyre. Përderisa meshkujt janë ata të cilët shpesh nuk mund të qëndrojnë në zonën e miqësisë dhe zhvillojnë ndjenja për shoqet e tyre.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË