Vala

Këngëtarja amerikane, Rihanna, ka zbuluar recetën për racionin e saj të preferuar.

Fjala është për sallatë proteinash, e cila ju mbron në afat të gjatë dhe furnizon organizmin tuaj me përbërës ushqyes, transmeton Telegrafi.

Ylli i Barbadosit, Rihanna, ka zbuluar për revistën “Esquire” që përbërësi kryesor i sallatës së saj janë qiqrat (leblebitë) – të cilat janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave, albuminave dhe fibrave bimorë.

Përbërësit e nevojshëm (për një person):

– 100 g qiqra të ziera,

– ½ kastraveci të vogël,

– ½ domateje të vogël,

– 2 feta qepë,

– kripë dhe piper sipas dëshirës,

– 1 lugë vaj ulliri,

– fletë borziloku për dekorim.

Udhëzim:

1. Para zierjes qiqrat qitni në ujë, në mënyrë që të bymehen – më mirë është t’i qitni në ujë gjatë natës.

2. Grini qepën, kastravecin dhe domaten dhe në një enë përzieni këto perime me qiqrat.

3. Përbërësit përzieni mirë, shtoni kripën, piperin dhe vajin e ullirit.

MUND TË JU PËLQEJNË