Vala

Në edicionin 20 të ‘Këngës Magjike’ këngëtarja Ronela Hajati mori pjesë me këngën ‘Vuj’.

Kënga e saj u prit shumë mirë nga publiku dhe është ndër më të klikuara në Youtube.

Për këtë arsye Ronela vendosi që të publikojë në Instastory një falenderim për të gjithë fansat e saj që e kanë ndjekur ndër vite.

“Këtë dhjetor janë bërë 20 vite që unë këndoj! Paraqitja ime e parë ka qenë në një festival fëmijësh që atëherë kur sapo isha futur në shkollë, mbaj mend që mezi prisja sa të ndizeshin dritat e kamerat… Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete! Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllim të fitoj, çuditërisht… E sot pas pesë vitesh jam rikthyer në një skenë ku këngët e mia u bënë një bazë për karrierën time! Unë ju kam fituar ju! Siç e kam ndjerë çdo herë! Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe! Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira atëherë kur kam dashur të heq dorë… Faleminderit përgjithmonë Ronela”,-ka shkruar ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË