Vala

Ronela Hajati sot është ndër këngëtaret më të dashura e cila ka arritur të qëndrojë origjinale në stilin e saj të muzikës.

Ajo ka një karrierë të gjatë dhe këtë vit mbush 20 vite që nga koha kur ka dalur për herë të parë në skenë, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja përmes disa ‘InstaStory’, ka treguar edhe për rrugëtimin e saj përgjatë këtyre viteve.

“Këtë dhjetor janë bërë 20 vjet që unë këndoj! Paraqitja ime e parë ka qenë në një festival fëmijësh e që atëherë që sapo isha futur në shkollë, mbaj mend që meziprisja të ndizeshin dritat e kamerat…Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete! Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllimin të fitoj çuditërisht” është shprehur këngëtarja.

“E sot pas pesë vitesh jam rikthyer në një skenë ku këngët e mia u bënë një bazë për karrierën time! Unë ju kam fituar ju siç e kam ndierë çdoherë. Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe. Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira e atëherë kur kam dashur të heq dorë. Faleminderit përgjithmonë” ka shkruar Ronela.

Ronela po merr pjesë në edicionin e 20-të të festivalit ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Vuj’.

MUND TË JU PËLQEJNË