Vala

Vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifat Jashari është shprehur se krijimin e Ushtrisë së Kosovës e kanë pritur me vite të tëra.

Ai ka thënë se për këtë ditë më meritorët janë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Kjo është një kënaqësi jo vetëm për mua si familje Jashari, por për tërë kombin shqiptar. Këtë ditë e kemi pritur me vite të tëra, duke iu falënderuar bijve e bijave të Kosovës që e morën guximin, ia kthyen pushkën ushtrisë dhe policisë serbo-sllave. Fal gjakut të tyre, luftës së tyre sot jemi këtu ku jemi, uroj ta gëzojmë, uroj që gjë të keqe më nuk i ndodh popullit tonë, vendit tonë”, tha ai.

MUND TË JU PËLQEJNË