Vala

Doni t’i surprizoni fëmijët dhe familjen në ditët e pushimit me receta të reja dhe të shijshme? Me ju kemi vendosur që sot të ndajmë recetën e kekut me mollë dhe çokokrem. E veçanta e tij qëndron në faktin se mollët nuk do të priten në copa të vogla, por do të vendosen ashtu siç janë.

Puna më e madhe e recetës është pastrimi i mollëve dhe heqja e farave, pa e cënuar formën e frutit. Më pas ​​duhet t’i piqni për 15 minuta dhe të merreni me brumin e kekut. Mollët do të mbushen me Nutella dhe lajthi të copëtuara. Nëse nuk ju gjenden lajthitë, mund të përdorni arrat.

Përbërësit:

8 mollë

3 lugë lëng limoni

100 gr çokollatë fondente

2 gota miell

1 lugë gjelle pluhur kakao

2 lugë gjelle pluhur për pjekje

1/2 lugë çaji kripë

3/4 filxhani gjalpë pa kripë

3/4 filxhani sheqer kaf

4 vezë

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

1 filxhan Nutella

1/2 filxhani lajthi të copëtuara

1 lugë sheqer pluhur

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 180 gradë celsius.

Lani mollët, i qëroni dhe i hiqni me shumë kujdes farat. (pa i prerë në copa, pasi duhet të ruajnë formën)

I vendosni ato në një enë për t’i pjekur rreth 15 minuta në furrë, me lëng limoni përsipër. Më pas i largoni nga furra dhe i lini të ftohen.

Shkrini çokollatën në mikrovalë. E largoni më pas nga nxehtësia dhe lëreni mënjanë.

MUND TË JU PËLQEJNË