Vala

Në kuadër të ndryshimeve aq të përfolura socio-ekonomike dhe psikologjike që po ndodhin në Kosovë, me siguri, është kuptuar edhe fakti tjetër – se duhet filluar rrahja e baballarëve tanë. Dikush ka nisë ta vret babën, dikush nënën, e diku-diku vëllai-vëllanë, shkruan “Kosovarja”.

Të jesh baba sot është më shumë se përgjegjësi. Jo pse duhet t’i ushqesh fëmijët, por pse të mbysin fëmijët!
Pse dhe qysh të mbytë fëmija?

Më 24 korrik, në Shqipëri, më saktë në periferi të Tiranës, djali 21 vjeç kishte shtënë me revole në prindër. Babai i tij, me profesion polic, është vrarë në vend e nëna ka mbetur e plagosur.

Marifeti nuk është se ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Raporti tjetër policor thotë se në Gjakovë djali ka rrahur babën, i cili nga plagët e marra është trajtuar në spitalin e Gjakovës, ndërsa djali është arrestuar me urdhër të prokurorit.

Prandaj, zor të jesh baba, a? E për të qenë nënë, dihet, është edhe më zor. Ata që vrasin apo rrahin babën, duhet të dinë se çka thotë populli: “Krejt i gjen pos babë e nënë!”.

Por, kjo thënie ka ndryshuar kohëve të fundit. Nënë nuk mund të gjesh, por babë gjen po ta kesh nënën e bukur. Bile, e gjen edhe më të mirë se që e ke apo e ke pasur!
Por, adeti ynë nuk ka qenë t’i rrahim prindërit, as t’i vrasim. Ngjarje të rënda po na godasin kudo që jetojmë ne, shqiptarët. Nuk ka qenë traditë jona t’i rrahim prindërit.

Dhe, për ata që i rrahin prindërit, por edhe për ata që ende nuk kanë filluar t’i rrahin, vlen të tregohet një urti popullore: Një djalë e kishte futur babën në thes për ta humbur. Me thesin në shpinë niset drejt malit. Gjatë rrugës lodhet dhe vendos ta lëshojë thesin. Babai, e që ndodhej në thes, i thotë të birit: “Më qo më larg, sepse këtu e kam pas lënë unë babanë tim!”.

Djali ndalet dhe, pasi e mendon mirë e mirë këtë punë, thotë me vete: “Më mirë po e kthej në shtëpi, sepse edhe im bir dikur do më hedhë diku”.
Por, ka edhe më keq. Një vajzë në Podujevë e ka sulmuar me thikë të ëmën. Nëna e ka paraqitur vajzën në polici. Policia e ka marrë plakën nën përkujdesje…
Shtrohen pyetjet: A jemi çmendur ne, shqiptarët? Çka po ndodhë me ne?

Sidoqoftë, a e dini si e sqaron religjioni këtë marifet? Asnjë fëmijë nuk mund ta vret babën po qe se ai realisht është babai i vërtetë i tij. Religjioni thotë se “harami del në shesh!”.

Nëna është fajtorja e vetme, sepse ajo e di me kë e ka fëmijën. Demek, me cilin burrë e ka atë fëmijë, sepse fëmija i vërtetë nuk mund ta vrasë babën e vet e as ta rrahë. Le t’më falin nënat që, ndoshta, me këtë rast, edhe mund të preken, por ka shumë shembuj që tregojnë se nuk mund të shkrepet plumbi mbi prindin e vet nëse realisht e ka prind, shkruan “Kosovarja”.
E, nëse prindi është fals, është e mundshme. Adeti ynë nuk ka qenë t’i rrahim as më të vjetrit, lëre më prindërit… Prandaj, po ndodhin ndryshime tepër të mëdha sa nuk jemi kah e njohim as veten në pasqyrë. Jemi bërë si kryetari i komunës së Podujevës, para 60 vjetësh, kur ishte zgjedhur “presednik”…

Një burrë ishte zgjedhur kryetar i komunës së Podujevës në kohën e komunizmit. Pjesa më e madhe e flokëve i kishin rënë që moti. I kishin thënë që, edhe pse kishte pak flokë, të kishte me vete në xhep krehër e pasqyrë. Një ditë ai nxjerr pasqyrën prej xhepi, shikohet në të dhe me krehër u bie atyre pak flokëve që kishte. Pastaj, e shikoi gjatë veten në pasqyrë dhe u habit. Nisi ta tundte kokën dhe i thotë vetes:

“Heu agë, heu… Bytha jote presednik!”.
Edhe ne nuk jemi kah e njohim veten, sepse jemi tjetërsuar aq shumë sa vetëm paranë e njohim.

E, ç’është paraja?

Nuk është vetëm monedhë materiale, por diç edhe më shumë… Sepse, shtetet e zhvilluara, e që kanë para shumë, që kanë kapital, kur duan ta shkatërrojnë një vend tjetër i japin para opozitës dhe e forcojnë atë.

E, opozita, pastaj, nis ta prish shtetin…

Megjithatë, ka edhe më keq! Muzullah me i dhënë ndokush para gruas tënde apo ndonjë anëtari tjetër të shtëpisë, ta prishin shtëpinë, ta shkatërrojnë familjen. E, shteti dhe familja i ngjajnë shumë njëra-tjetrës. E dini si u shkatërruan shtetet arabe në aksionin “Pranvera arabe”?! E shkatërruan
Libinë, pastaj e vranë Gadafin. Pastaj, i hynë Irakut dhe e zunë Sadam Hyseinin, të cilin e ekzekutuan me varje bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij. Më pas i hynë Egjiptit e Sirisë, kurse tash ia kanë mësyrë Katarit e Arabisë Saudite dhe Bahreinit, e që, duke publikuar lista terroristësh, duan ta ndezin edhe aty barotin.
E, krejt këto ndodhin, sepse dikush jep para dhe krijohet interesi mes palëve në konflikt. Paraja kudo që hyn e ndryshon gjendjen.

Shija e fundit e botës

Janë do shenja që në libra të shenjtë flasin për gjendje apokaliptike të botës. Nuk është e vështirë ta definosh këtë kohë. Sot jemi në kllapat e kësaj kohe të paralajmëruar nga profeti që solli Kuranin, e njëri ndër këto probleme të paralajmëruara është abuzimi moral dhe amoralitetet e botës animale. E keqja është edhe më e madhe kur njeriu sheh se çfarë servohet në rrjetet e internetit dhe, madje, në vetë portalet që i lexojmë ne dhe fëmijët tanë.

Një ditë në një portal tonin ndodhej një shkrim ku tregohej se seksi me kafshë ishte pasojë e fëmijërisë. Tash ec e kuptoje se çfarë përkufizimi ka dashur të thotë ai që e ka dhënë shkrimin, por me gjasë dihet se çfarë ka menduar ai…

Po, pse ky shkrim? A pak femra ka sot, a? Kush është ngushtë për kafshët?

Tmerr! Por, që tmerri të jetë edhe më i madh, ky shkrim i tregon brezit të ri se çfarë paskan bërë kinse dikur të parët tanë! Kështu, mbillet një storie psikologjike në shpirtrat e fëmijëve tanë, duke u treguar diçka shumë joadekuate, diçka pa shije, shkruan “Kosovarja”.

Pse e bëjnë këtë?

E bëjnë për klikime, përndryshe nuk i duhet dikujt ky shkrim dhe shkrimet e ngjashme. Duke synuar të sjellin diçka sensacionale, që do merr klikime, portalet sjellin edhe tema të tilla, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me realitetin tonë. Sikur të kishte ligj të zbatueshëm medial për portalet, me siguri, dikush do ishte dashur të përgjigjej për shkrime të tilla.

Por, meqë po u dashka të ketë shkrime të tilla sensacionale, pse, atëherë, nuk e kanë prekur temën më aktuale të femrave me qenë, sepse kjo temë sot prek gjithë njerëzimin e globit tokësor. Është shumë më aktuale dhe bindëse kur thuhet se femrat po kanë punë me qenë… Andaj, temat e tilla hyjnë në grupin e shenjave paralajmëruese të fundit të botës, të apokalipsit.

E, nëse njerëzit e sjellin kiametin, ashtu qysh edhe e cilësojnë literaturat fetare, pak ditë ka kur portalet tona nuk sjellin një tabloid pamjeje ku shkruhet se po vjen kiameti.

Andaj, duke e përmendur çdo ditë kiametin, njerëzimi e sjellë atë gjithnjë e më pranë vetes. Bota edhe ashtu po ndryshon shumë. Po ndryshon edhe gjeografia e saj, po ndryshon edhe përbërja e saj.
Pse dhe si?

Po krijohen qarje domethënëse të tokës. Momentalisht dihet për “qarjen e madhe afrikane”, që po e ndanë në dy pjesë Afrikën, duke u matur me mënyra të ndryshme, por të sakta nga NASA dhe kjo distancë e rritur do të zgjasë edhe tutje…

E, çka pastaj?
Në këtë pyetje nuk di kush të përgjigjet, pos fjalëve se po vjen kiameti… fundi i botës…

Safet Krivaça (Kosovarja)

MUND TË JU PËLQEJNË