Vala

Një djalë ka propozuar për martesë të dashurën e tij, por ajo i thotë ‘jo’, dhe largohet me nënën. Kjo është historia e dashurisë që përfundoi keq. I riu shpresonte që të merrte një përgjigje pozitive dhe surprizën ia bëri brenda në aeroportin e Katanias, Itali.

Ai ishte duke pritur ardhjen e të fejuarës në aeroport dhe kur u takuan, djali u gjunjëzua dhe i kërkoi asaj që ta kalonin jetën bashkë. Vajza preferoi të refuzonte kërkesën për martesë dhe u largua së bashku me nënën duke lënë të habitur kalimtarët me skenën e krijuar.

Përveç dëmit psikologjik, djali më herët i kishte kërkua faqes së Facebook-ut të aeroportit që të vendosnin foton me tullumbace (me mbishkrimin “Do që të martohesh me mua”). Pas publikimit të historisë nisën edhe komentet cinike ndaj djalit, por kishte edhe nga ata që e mbështetën atë për gjestin romantik.

 

MUND TË JU PËLQEJNË