Vala

Në redaksinë e revistës “Kosovarja” shpesh vijnë letra nga lexues të rregullt. Letrat janë nga më të ndryshmet, më interesantet e nganjëherë më të pa besueshmet, shkruan “Kosovarja”.

Ndër vite na kanë arritur edhe letra me detaje tronditëse.

Para më shumë se 11 vitesh, një e re shkruante se si nisi një histori flirtuese me një nga profesorët e saj të fakulteti, derisa ishte në viti të parë të studimeve.

Këtë vajzë nga rrethi i Vushtris, fati dhe profesori e kishin prerë në besë. Profa i kishte thënë se ishte beqar e se dalë nga dalë lidhjen do ta bënin publike.

Ishte një kushëri i këtij të fundit ai që e kishte zbardhur historinë para syve të së resë, e cila për vite me radhë e kishte vuajtur rëndë mashtrimin e profesorit të saj, shkruan “Kosovarja”.

Ai, ishte i martuar dhe me dy fëmijë.

Asaj bote, e reja rastin kishte vendosur thjesht ta denonconte në “Kosovare”. Kaq ishin mundësitë e njohuritë asaj kohe.

Pas 11 vitesh, po ndeshemi me raste shokuese dhe denoncimi publik tashmë po jep efektet e veta./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË