Vala

Sot mbahet mbledhja e radhës e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018.

Në këtë mbledhje pritet të intervistohet presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ish-ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, dhe familjarët e të deportuarve.

Ndryshe, ditë më parë në këtë Komision është intervistuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai kishte thënë se për rastin e deportimit të shtetasve turq, ishte informuar rreth një orë më vonë pasi kishte ndodhur largimi i tyre nga Republika e Kosovës.

Ndërsa ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me këtë rast, Haradinaj ka sqaruar se për shkak të mos informimit të tij, siç shkruan ligji për këto ngjarje, kërkoi atë kohë shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi si dhe ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefajt.

MUND TË JU PËLQEJNË