Vala

Gjatë ditës së sotme një aksident i çuditshëm ka ndodhur në parkingun e Aeroportit Adem Jashari.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur në parkingun e Aeroportit Adem Jashari.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës ka thënë për lajmi.net se nga ky aksident janë lënduar katër persona.

“Rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në parkingun e Airoportit të Prishtinës. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lenduar, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka treguar Ahmeti për lajmi.net. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË