Vala

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot pritet sërish pritet çrregullim i motit, duke bërë që vranësirat të dendësohen dhe si pasojë e proceseve fizike që parashihen të ndodhin në troposferë, priten reshje, kryesisht në formë shiu, por edhe kushte për fjolla bore.

Ndërsa, në viset malore, reshjet paraqiten vetëm në formë dëbore dhe në fushat termike atje priten të ketë ulje të temperaturave.

Në fushat barike pritet të ketë rënie të lehta. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Temperaturat minimale do të shënojnë -3 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet deri në 7 gradë celsius.

MUND TË JU PËLQEJNË