Vala

Të gatshme për dhjetë minuta, do të keni energji për gjithë ditën.

Vezët e ziera pa lëvozhgë janë proces i zierjes së vezëve të thyera në ujë të vluar. Nuk është edhe aq e komplikuar siç tingëllon, transmeton Telegrafi.

Si t’i zieni vezët pa lëvozhgë?

Nxehni ujin në një tenxhere të thellë.

Thyeni vezët dhe qitni në një pjatë të cekët.

Kur të vlojë uji, ulni temperaturën në shkallën më të ulët. Me garuzhdë përzieni ashtu që në mes të bëni vorbull uji në tenxhere.

Në ujë shtoni një deri dy lugë uthull alkooli apo molle. Me kujdes qitni vezët e thyera në mes të ujit të vluar.

Zieni vezët përafërsisht tre minuta, përkatësisht derisa të bëhen të bardha dhe të forta nga jashtë, por të lëngshme në mes.

MUND TË JU PËLQEJNË