Vala

Ka përfunduar intervistimi i Rrustem Mustafës në Hagë.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është deklaruar para gazetarëve pas përfundimit të marrjes së tij në pyetje nga Gjykata Speciale, në Holandë.

“Sot përfundoi intervista pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë”, është shprehur Mustafa.

“Unë isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar”, ka thënë ish-komandanti i UÇK’së. “Ka qenë intervistë e gjatë. Sot përfundoi”, ka shtuar ai.

“Pyetjet ishin shumë serioze. Kemi qenë edhe ne shumë seriozë gjatë përgjigjeve. Dhe, sapo përfunduam”, ka përfunduar Remi.

MUND TË JU PËLQEJNË