Vala

Gatuhet shpejt, nuk kushton shumë, ndërkaq ka shija fantastike.

Përbërësit:

Biskota,

Dy gota (prej 2 dl) jogurt,

Dy gota miell,

Një gotë vaj,

Dy gota sheqer,

Dy lugë kakao pluhur,

Një lugë e vogël sodë buke.

Për lyerje:

100 ml qumësht,

100 g çokollatë,

5 lugë sheqer,

Një lugë e vogël gjalpë.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit për biskota përzieni, qitni në tepsinë e lyer dhe në të cilën keni qitur miell dhe piqeni në 180 gradë rreth 20-25 minuta. Verifikoni me maje thike a janë pjekur biskotat.

Për lyerje, të gjithë përbërësit shkrini në zjarr të ulët dhe të ngrohtë lyeni ëmbëlsirën e ngrohtë.

Prisni që të ftohet dhe futeni në frigorifer të qëndrojë së paku dy orë para se ta servirni.

Dekorojeni sipas dëshirës

MUND TË JU PËLQEJNË