Vala

Ditë më parë qarkulloi në mediat e huaja lajmi se reperi Travis Scott po e tradhëtonte modelen, Kylie Jenner.

Ky lajm ka ‘shokuar’ të gjithë Kardashianët pasi menjëherë filluan paragjykimet për yllin e basketbollit, shkruan lajmi.net.

E pas gjithë këtyre, ka reaguar edhe Kylie me anë të një postimi të publikuar në Instagram e cila thotë të mos tallen me familjen e saj.

“I rremë. Nuk e di nëse ky është një eksperiment i mediave për të bërë kuriozë njerëzit, por ju po ngatërroheni me njerëz realë, me familje. Unë jam e lumtur që lidhja ime është shumë e fortë. Interneti ma shpif ndonjëherë”, shkruan ajo.

Travis dhe Kylie në shkurt të këtij viti u bënë prindër për herë të parë.

MUND TË JU PËLQEJNË