Vala

Të gjithëve na mungojnë kohët e kaluara dhe përjetimet e shkuara.

Veçanërisht kur bëhet fjalë për ndonjë fotografi dhe kur i shohim ato, vërtetë që zgjohet nostalgji e madhe mes nesh që vështirë shuhet, shkruan Kosovarja.

Me një të tillë është përballur edhe këngëtarja e mirënjohur e skenës muzikore, Shkurte Fejza, për të cilën sa më shumë që po kalojnë vitet, aq më i madh është malli për të kaluarën.

Shkurten, e kemi parë shpesh duke postuar fotografi e video nga më të ndryshmet, por një të fundit që sjelli kaploi të gjitha rrjetet sociale nga bukuria e saj.

Është fjala për një fotografi të vitit 1996, ku Shkurtja bëri hapjen e arkivave, duke ia kujtuar publikun se jo vetëm tani, por qysh e re kishte gëzuar bukuri të papërshkruar, ku edhe shihej një zeshkane mjaft tërheqëse dhe e bukur.

Epo, me siguri e dini se kjo është edhe një ndër arsyet se pse Shkurte Fejza është kaq e njohur dhe e kërkuar gjithandej. Tek e fundja bukuria vret, apo? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË