Vala

Julie Gautier- ky është emri i artistes dhe koreografes nënujore e cila së fundi ka mahnitur me performancën e saj në pishinën më të thellë në botë.

Ajo ka arritur të mbajë frymën për gjashtë minuta duke vallëzuar nën ujë, në pishinën më të thellë në botë afër Venecias në Itali.

Xhirimet e shfaqin më së shumti artisten teksa ajo performon nën ujë me shoqërimin e këngës Runnin nga këngëtarja e famshme Beyonce.

Performanca e saj mban titullin “AMA” që në gjuhën japoneze ka kuptimin “Grua e Detit”. Projekti i Gautier i është kushtuar të gjitha grave kudo në botë. Sipas artistes, “AMA” është një film i shkurtër që rrëfen një histori e cila është e hapur ndaj çdo interpretimi.

“Nuk ka imponime, vetëm sugjerime. Doja të ndaja dhimbjen time më të madhe në këtë jetë me këtë film. Nuk është shumë e papërpunuar, e mbulova me hir. Për ta bërë më pak të rëndë, u zhyta në ujë. Filmin ia kushtoj të gjitha grave të botës”, tha Gautier.

Por kjo nuk është videoja e vetme që Gautier ka realizuar. Video të ngjashme mund të gjenden në faqen e saj në internet, mes tyre edhe zhytjet me partnerin e saj, kampionin Guillaume Nery.

MUND TË JU PËLQEJNË