Vala

Të gjesh të dashurin e duhur, nuk është asnjëherë e lehtë! Madje shumë vajza pranojnë të ngecin në një lidhje pa asnjë të ardhme dhe të trajtohen në mënyrë të tmerrshme nga i dashuri, vetëm që të mos jenë vetëm.
Por nuk ka asnjë justifikim! Kur një djalë e do realisht një vajzë, është mëse e dukshme, e ndër të tjera lufton çdo moment t’i rrëmbejë një buzëqeshje!

Dhe nëse ai bën këto 8 gjëra, atëherë me bindje ju themi se është i duhuri!

Të tregon sa e bukur je në çdo moment

Një vajzë duhet të ndihet gjithmonë rehat kur ndodhet së bashku me të dashurin e saj! Dhe për këtë, nuk ka nevojë të veshë një fustan dhe shumë make up, mjafton të jetë vetvetja. Një djalë duhet ta bëjë një vajzë të ndihet seksi në çdo moment, edhe nëse është në shtëpi me pizhama, apo e veshur shumë seksi për një mbrëmje jashtë.

Nuk ka asnjë hije dyshimi se ti je e duhura për të

Nëse një djalë nuk të bën të ndihem se ti je e duhura për të, është momenti që të ecni përpara. Nuk ka më asnjë vlerë të dalësh me dikë që ende nuk e di se çfarë do nga vetja.

Të jep gjithmonë hapësirën që të duhet

I dashuri perfekt nuk është asnjëherë posesiv ndaj të dashurës së tij. Ai e kupton se ajo ka një familje dhe miq të saj. Sa më shumë hapësirë një djalë i dhuron një vajze, aq më shumë ajo nis e adhuron respektin e tij.

Të mbështet në vendimet e tua

Kur një djalë interesohet realisht për ty, ai nuk të bën të ndihesh asnjëherë keq për vendimet që t’i merr në jetë. Nëse nuk i pëlqen diçka, do të gjejë mënyrën më të ëmbël për të ta treguar. Gjithsesi, ajo që është më shumë e rëndësishme për ty, do të të mbështesë 100 %.

Dëshiron të të shikoj të buzëqeshur gjithë kohës

Kur gjërat bëhen serioze mes jush, lidhja dhe kujdesi duhet të vijojë të jetë e njëjta. Një i dashur i mirë do të luftojë përjetë të të rrëmbejë buzëqeshje në çdo moment.

Të përkëdhel sa më shpesh

Djemtë kanë shumë dëshirë të prekin vajzat dhe vajzat adhurojnë t’i prekësh. Gjeste të vogla nënkuptojnë se edhe përse sytë i kam diku tjetër, mendja dhe zemra është tek ti. Ndaj ku ka më mirë se të të përqafojnë dhe të të ofrojnë përkëdhelje.

Është i hapur dhe shumë i sinqertë me ty

I dashuri perfekt do të jetë gjithmonë i hapur dhe i sinqertë me ty. Nuk duhet asnjëherë të vendosësh në pikpyetje sesi ai ndihet! Kjo është një marrëdhënie e shëndetshme, për të dyja palët.

Të konsideron si mikeshën e tij më të mirë

Në fund të ditës, i dashuri juaj duhet të kalojë sa më shumë kohë me ju. Ti je shoqja e tij më e mirë, sipas iconstyle. Dhe ti duhet të ndihesh në të njëjtën mënyrë për të.

MUND TË JU PËLQEJNË