Vala

Më 1912, anija më e madhe në historinë detare, me 3000 pasagjerë, u përplas me një ajsberg. Mbi 50 për qind e pasagjerëve humbën jetën në det.

Në mesin e pasagjerëve ishte edhe një shqiptar, nga Korça, Ilo Deti, atëbotë 22-vjeçar, i punësuar në anije si përkthyes.

Ai kishte shkuar në SHBA para vitit 1912 dhe atje i kishte mësuar katër gjuhë, ndër të cilat edhe anglishten,shkruan Kosovarja

Me të dëgjuar se Titanic do të revolucionarizojë trafikun detar, ai kishte shkuar në Angli dhe ishte takuar me një zonjë, e cila e emëroi shqiptarin nga Korça përkthyes.

Në momentin kur Titanic u përplas me ajsbergun, pas më shumë se katër orësh, përkthyesi shqiptar nga Korça, teksa e ndihmon një zonjë italiane, rrokulliset në barkën e shpëtimit.

Ai ishte shqiptari i vetëm në anije dhe i mbijetoi vdekjes në Titanic, e që u fundosë pasi anija u nda në dy pjesë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË