Vala

Kjo që po u shkruaj nuk ka ndodhur në kohën e komunizmit, për hiç më shumë se para pak kohësh. Meqë e kisha kryer Fakultetin e

Edukimit, më duhej të punësohesha në ndonjë shkollë, kuptohet si mësues!
Shko andej e shko këndej, sikur nuk më ecte, nuk kisha fat ose kisha shumë dashakëqij dhe nuk arrija të punësohesha…

Dikush më tha: “A ke provuar të shkosh në partinë që i takon?”.

“Jo”, i thashë.

“Provo edhe këtë mënyrë dhe nëse edhe aty nuk kryen punë, atëherë, vëlla, siç thoshin dikur, merre kuferin e hipi trenit për Beligrad!”.

Një ditë u vesha mirë, me tesha kat. Shkova në parti, për të cilën kisha bërë aktivitet të madh, kryesisht gjatë fushatës së fundit zgjedhore, saqë të gjithë i njihnin përcaktimet që kisha. Takova shumë njerëz në nivel partie. Secili më hidhte kodër më kodër!
Në fund, më thanë: “Shko te filani… se ai është më i madhi e të kryen punë!”.

Shkova, e takova dhe mora një përgjigje përfundimtare:

“Na fal, po ti nuk je për mësues, ti je për drejtor! Sa të lirohet një vend të bëjmë drejtor!”.
Kjo punë, ky premtim, më tmerroi, sepse atë ditë e sot ende jam i papunë! Edhe pse kaloi një kohë e gjatë, nuk më thirri njeri, nuk më bën drejtor!

Por, e keqja më e madhe është se që nga ajo ditë të gjithë ma ngjitën llagapin “zoti drejtor”!
Shkurt e shqip: fitova titullin drejtor dhe asgjë më shumë!
S. M. (Kosovarja)

MUND TË JU PËLQEJNË