Vala

Nëse keni kërkuar ndonjëherë një justifikim për të marrë një sy gjumë pasdite, mos shiko më tej. Në Finlandë, punëtorët e zyrave po marrin një sy gjumë gjatë ditës, në orar të punës.

Stresi i lartë ulë produktivitetin në punë.Meqenëse për të bërë gjumë, ndonjëherë orari është i gjatë në punë dhe nuk keni mundësi, shumë kompani ofrojnë dhoma të qeta ku punëtoret mund të shkojnë të pushojnë.

Një profesor finlandez dhe ekspert për gjumë thotë se kohët e gjumit në punë mund të jenë vecanërisht të dobishme për të krijuar lidhje të forta dhe miqësi ndërmjet kolegëve, shkruan Bright Side, transmeton Indeksonline.

Në Finlandë, si në shumë vende perëndimore, fjetja gjatë ditës shpesh është parë si dembeli, por sipas ekspertëve finaldez, kjo po ndryshon. Bërja e gjumit gjatë orarit të punës po i bënë ata me produktiv, të vëmendshëm dhe krijues.

Kompanitë finlandeze janë duke u larguar nga rregullat tepër të rrepta të orarit të punës duke lejuar një orar të punës fleksibil, ku secili punëtorë në mënyrë të pavarur përcakton orët e tyre të punës.

MUND TË JU PËLQEJNË