Vala

Përbërësit

2 filxhanë miell

2 lugë të vogla pluhur pjekurinash

½ lugë e vogël kripë

½ filxhan sheqer

1/3 filxhan vaj ulliri

4 banane

¼ filxhan qumësht kokosi

1 lugë e vogël ekstrakt vanilje

1 filxhan arra të thërmuara

½ filxhan miell kokosi

Udhëzimet

Hapi 1

Në një enë bëjeni bashkë miellin, pluhurin për pjekurina dhe kripën.

Hapi 2

Trazojini mirë e më pas shtojuni sheqerin, vajin dhe bananen e shtypur.

Hapi 3

Shtoni qumështin e kokosit e vaniljen dhe përziejini mirë të gjitha.

Hapi 4

Shtoni arrat e thërmuara dhe kokosin.

Hapi 5

Masën e fituar zbrazeni në kallëpin adekuat për muffins dhe piqini për 20 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë.

40 min

Servon 8

Vështirësia: Mesatare

 180

MUND TË JU PËLQEJNË