Vala

Sot në vend do të mbajë mot me vranësira, ndërsa në fundjavë priten të depërtojnë vorbulla ciklonike mbi Evropë dhe rajon, që do të sjellin mot më dinamik dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

Të shtunën do të ketë mot kryesisht me vranësira, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të cilat më vonë mund të përzien edhe me reshje bore, e në vise më të larta të shndërrohen në reshje bore.

Reshjet do të vazhdojnë deri të dielën në mëngjes, e më pas, gjatë ditës së diele, priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit, do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -4 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 4 deri në 7C gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s, e në fundjavë mesatare nga jugu dhe verilindja 3-7m/s.

MUND TË JU PËLQEJNË