Vala

Tuna dhe Patrisi janë çift shumë i dashur për publikun.

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha, mbrëmë janë argëtuar nën tingujt e muzikës, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa video në rrjete sociale, në të cilat shfaqet bashkë me Patrisin dhe Astrit Stafën duke bërë muzikë.

Derisa Tuna po këndonte, Astriti po e përcjellte me piano, ndërsa Patrisi e mbante ritmin.

Kujtojmë që Tuna ka qenë së fundi e ftuar në një intervistë për “Mirage”, ku zbuloi shumëçka nga jeta profesionale dhe ajo private.

MUND TË JU PËLQEJNË