Vala

Capital T javë më parë i ka publikuar disa fotografi ku shihet dorë për dore me një femër.
Vajza të cilën reperi Capital T e mbante për dore në fotot që i ka postuar së fundmi në Instagram nuk është e dashura e tij, shkruan lajmi.net

Kjo është vërtetuar pasi vajza e quajtur Marija Kolinovic dhe që ishte Miss i Malit të Zi e ka publikuar një foto me të dashurin e saj.

”Njerëzit kanë folur me orë të tëra për lidhjen time me Trimin, kështu që po jam një qëndrim lidhur me këtë. Trimi është një djalë perfekt, por marrëdhënia ime me të është vetëm profesionale. Unë kam një të dashur dhe është ky Petar Abramovic . Kjo është e gjitha që mund të them”, ishin fjalët e saj pranë fotos duke e mohuar kështu lidhjen me reperin shqiptar.

E tash kur Kapo e ka publikuar klipin e ri me titull ‘Bambo’ e ka zbuluar se çka e lidhi atë me modelen malazeze.

Ajo ishte pjesë e klipit dhe kjo ishte edhe arsyeja se përse Capital T i ka ndarë me ndjekësit fotot me të si të ishin çift.

MUND TË JU PËLQEJNË