Vala

Afërdita Dreshaj bëri emër në Kosovë, Shqipëri e kudo ku ka shqiptar. Fillimisht u bë e njohur si modele, e më pas i hyri rrugës së muzikës, shkruan “Kosovarja”.

As modelimin e as muzikën nuk i qoj deri në fund, as dyja i la si në gjysmë. Ka vite që nuk e shohim as në pista mode e as në tregun e muzikës.

Afërdita është martuar me hokeistin çek Jakub Kindle dhe siç duket martesa e tyre po ecën shumë mirë, shkruan “Kosovarja”.

Bukuroshja shqiptare ka pasur një lidhje të gjatë me këngëtarin Shpat Kasapi, me të cilin u nda me një bujë mjaftë të madhe mediatike.

E kuptueshme që bashkëshorti aktual i Afërditës e ka parë Shpatin, por nuk dihet se çfarë mendimi ndan për të./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË