Vala

Fatkeqësisht në Kosovë varfëria dhe pasuria jetojnë karrshi-karrshi.

Ka të varfër, të pasur, të atillë që punojnë në zyra, që e shijojnë jetën, por edhe nga ata që dalin në rrugë për të kërkuar punë, punë krahu të rëndë.

Kjo situtë po i detyron shumë të rinjë që synim kyq ta kenë ikjen nga Kosova, jetesën në perëndim, shkruan “Kosovarja”.

Këtë e dëshmojnë shumë punë kërkues, që thonë se janë lodhur nga kjo jetë.

Ekipi i revistes “Kosovarja” sot ka vizituar disa pika ku rrijnë punëtorët e krahut për të pritur njerëz të cilët mund ti angazhojnë për punë nga më të ndryshmet.

Këta burra, baballar presin përditë nga mëngjesi në mbrëmje që dikush ti angazhoj dhe kështu të nxjerrin kafshatën e gojës. Janë aty në të nxehtë e në të ftohtë, për ta fituar me djersë kafshatën për vete dhe familjen.

Mehmet Veseli, nga Skenderaj, vjen në Prishtinë për të kërkuar punë dhe shprehet krejtësisht i dëshpëruar nga jeta, pasi nuk ka mundësi fëmijëve të iu sigurojë as bukën e gojës.

“Me gjet çfarëdo punë punoj fizikisht, i kam gjashtë fëmijë. E, puna shumë dobët. Politikanët spo na vyjn kurgjo neve, spo na ofrojn punë, politika është e prishtë”, u shpreh ai për revistën “Kosovarja”.

Jo vetëm Mehmeti, por shumica e punëtorëve po ballafaqohen me një situatë të tillë, pasi ata jetën e bëjnë sot për nesër.

Duke ngrirë nga i ftohti i shkurtit, këta njerëz presin me shpresën e madhe që do tu dal diçka, që dikush do ti angazhoj.

Por, siç na thonë, edhe shpresa po tretet dalë nga dalë. /Rilinda Krasniqi/ – /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË