Vala

Faleminderit që më ke trajtuar keq. Më ke treguar se si nuk dua që të trajtohem. Gjithashtu kam mësuar se si duhet të trajtohem. Si duhet çdo njeri të trajtohet.

Nuk e meritoj dikë që argëtohet me të metat e mia dhe të më thotë se e bën këtë nga dashuria. E meritoj dikë që më bën të ndihem mirë për veten. Dikë që më dashuron për atë se kush jam unë dhe nuk përpiqet të më ndryshoj.

Nuk e meritoj të jem me dikë që më bën të vuaj. E meritoj dikë që m’i largon lotët nga faqja dhe çdo gjë e bën më mirë për mua.

Faleminderit që nuk ke qenë aty kur mu ke nevojitur. Më ke treguar se nuk je aty për të qëndruar. Mua më nevojitet dikush që qëndron për mua.

Faleminderit që më ke tradhtuar. Tani e di se asnjëherë nuk ka qenë faji im. Faleminderit që më ke lënë për dikë tjetër. Vërtet se më ke shpëtuar. Pa e ditur fare, më ke shpëtuar nga shumë vite me dhimbje.

Gjithashtu duhet të të them “Faleminderit” që nuk më ke dashur sepse tani kam mësuar ta dua veten. Po, i dua të gjitha plagët e mia, sepse që të gjitha e tregojnë nga një histori me përfundim të ngjashëm – që kam mbijetuar.

Dhe, faleminderit që ke qenë gjëja më e keqe që më ka ndodhur. Tani di si të luftoj për veten.

Gjithashtu, faleminderit që më ke treguar se si duket një lidhje toksike, në mënyrë që asnjëherë më të mos futem në një të tillë. Faleminderit që ma ke thyer zemrën në copëza të vogla, në mënyrë që të mësohem t’i mbledh ato copëza të mia dhe ta dua veten prapëseprapë.

E pranoj se kam qenë e turpëruar për një kohë të gjatë. Thjesht nuk kam mundur t’ia pranoj vetes ose tjerëve se të kam lejuar të ma bësh atë çfarë ma ke bërë. Kam qenë e turpëruar t’u tregoj miqve dhe familjarëve se ende jam në lidhje me ty pas tërë atyre gjërave çfarë m’i ke bërë.

Por, fatmirësisht kjo më nuk ndodh.

Për shkak se më ke shpëtuar mua nga vetja ime. Kur je ndarë nga unë, ke marrë vendimin që e kam dashur unë, por që nuk kam mundur ta bëjë. Dhe po, ky fakt më lëndon, por dhimbja nuk krahasohet me të gjitha gjërat që i kam mësuar gjatë kësaj kohe.

Këtë dhimbje e kam shndërruar në forcë dhe jam bërë një version më i mirë i vetes sime.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË