Vala

Jetesa e Lori Hoxhës ka qenë gjithnjë e vendosur mes Tiranës, Londrës dhe udhëtimeve të shumta.

Në Tiranë e mbajnë shumë gjëra të lidhura, ku më e rëndësishmja familja, ndërsa në Londër ajo kishte vendosur të ndiqte studimet dhe më në fund ka bërë shpërnguljen përfundimtare në kryeqytetin britanik, të paktën deri sa të mbarojë shkollën.

Mirëpo edhe pse ndodhet në Londër, Lori ëndërron për dy gjëra. Liqenin e Komos në Itali dhe këtë ushqimin që ka publikuar në Snapchat.

Të themi të drejtën, s’ka faj, nuk do ishte keq të haje atë ushqimin pranë liqenit të Komos. Epo edhe pse është një ndër vajzat më “fit”, Lori nuk e fsheh asnjëherë dashurinë për ushqimin.

MUND TË JU PËLQEJNË