Vala

Ndër vite publiku i ka vënë shumë epitete, herë “e bukura”, “e ëmbla”, “sy bukura”, etj. Lori është dashuri e madhe për shumë njerëz që e dëgjojnë e e shohin prej vitesh dhe jo pa arsye. Këngëtarja reflekton pozitivitetet e energji pozitive. Motorët e këngëtares janë të ndezur në të katër stinët e vitit, por vera i jep një nur të pa parë. Në vijim një intervistë “diellore” me Lorin.

• Lori sipas teje si do të mund të nisej ndryshe një intervistë?
Ja, kështu siç edhe e nise. Kështu s’kam parë e dëgjuar ndonjëherë. Ishte shumë ndryshe dhe këndshëm.

• Ti je mjaftë e pranishme në intervista të ndryshme televizive. Si ndihesh kur të duhet të flasësh për punën, për jetën tënde?
Ndihem e respektuar, sepse ata që më thërrasin në emisionet e tyre kanë konsiderat për mua dhe për punën time. Nuk e kam me shumë qejf të paraqitem shumë shpesh, sepse i frikësohem bajatizimit. Më pëlqen të jem në media kur kam vërtet për të thënë diçka, kur ka një lëvizje e risi në karrieren time.

• A ka ndodhur të ndihesh e shfrytëzuar nga media?
Relacioni im me gazetarët ka qenë dhe mbetet i shëndosh, profesional dhe pa ekzagjerime. Nuk jam ndjerë e shfrytëzuar edhe pse me raste ka pasur gjëra të pa vërteta, lajme që nuk kanë korresponduar me realitetin. Por, duke e njohur trendin e gazetarisë së sotshme, i kam mirëkuptuar.

• Për çka do të reagoje?
Për një të pa vërtet të madhe që do të më njolloste mua dhe karrierën time. Nuk lejoj të kalohet kufiri.

• Po dashuria a ka kufi?
Ç’është kjo pyetje provokuese? Po qeshem. Mendoj se çdo gjë ka një kufi, kështu është më mirë, sepse kur shkelen e tejkalohen kufijtë, gjërat bëhen keq. Pra, me masë.

• Je folur shumë për një lidhje. A është e tepër të flasim ende për këtë temë?
Kam ardhur në një përfundim që adhuruesve të mi më shumë se çka do tjetër ju intereson puna ime, këngët e mija, veshjet që përdor në klipe, e të tilla gjëra. Ka këngëtare që marrin vëmendje për shkak të zhvillimeve në jetën private, mirëpo mua më duket se publikut tim i intereson më fortë veprimtaria ime profesionale.

• Atëherë, çka ka të re në sferën e muzikës?
Sapo kemi lansuar këngën me titull “Datë e veçantë” në bashkëpunim me Krenar Krasniqin, këngë kjo që pati një vëmendje të mjaftueshme. Gjithçka ka shkuar mirë dhe jam e kënaqur me produktin final.

• A do ta ndezësh me ndonjë hit këtë sezon?
Punoj shumë dhe kërkoj shumë, andaj jam në kërkim të një materiali të veçantë dhe që më bind se do të godas. Natyrisht që do të ketë risi.

• Më kanë thënë që ke në plan diçka të madhe. Për çka bëhet fjalë?
Është e vërtet që po punoj në dy projekte të një dimensioni tjetër, dukshëm më të mëdha, për të cilat nuk preferoj të flas shumë në këtë fazë. Është e vërtet që po punohet.

• Ke folur disa herë për një organizim bamirësie ku do ti shesësh fustanet tu dhe ato para do ti japësh për humanitet. Çka po ndodh?
Projekti është drejt finalizimit. Është zhagitur pak kjo punë dhe arsyeja është se nuk dua diçka të thjesht dhe të pa definuar mirë. Dua që misioni të jetë i kryer plotësisht dhe me suksesin që e meriton, sepse qëllimi është tejet njerëzor.

• Të dalim pak tek dasmat?
Është një treg i siguruar ndër vite, e kjo falë përshtypjes së mirë të publikut. Unë jam në shumë gëzime familjare dhe përfshihem totalisht aty që gjithçka të jetë ashtu siç duhet, perfektë.

• Pushimet?
Në këtë kohë të flas për pushimet është luks për mua, pasi kam shumë punë përpara. Shatori me gjasë do të sjell shansin për pushime dhe relaks.

• Me kë?
E rëndësishme të jem diku për të pushuar.

Nderim Neziri/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË