Vala

Është interesante se si nga një krijesë e vogël sikur vajza e Mozzikut dhe Loredanës, dalin me qindra lajme.

Kjo ka nisur që nga momenti që u kuptua për ardhjen e saj në këtë botë, e kur lindi shkrimet për të vazhduan ende më shumë, shkruan Kosovarja.

Hana, po mbush ditë e për ditë ballinat e shtypit rozë, me përplot raportime për veprimet e gjestet e saj.

E, meritorët më të mëdhenjë në këtë pikë, padyshim që janë prindërit e saj, të cilët me zemrën plot dhe dashuri, ndajnë çdo detaj të së bijës me adhuruesit e saj.

Kanë treguar çfarë kanë treguar, kanë bërë çfarë kanë bërë, po sikur kjo video e bukur që ndau sot Loredana, nuk mbahet mend për të tilla postime që moti.

Është bashkëbisedimi i saj me të në gjuhën Gjermane, duke na lënë të kuptojmë se është pak më shumë e angazhuar rreth së bijës se sa Mozziku, i cili nganjëherë nuk dihet se ku gjendet. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË