Parlamenti Evropian sot votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Dhe përderisa kanë mbetur edhe disa procedura për liberalizim, The Telegraph dikur me anë të një artikulli na zbulonte aplikimet më interesante që janë bërë për viza.

Duke qenë se kjo temë është ri-aktualizuar në Kosovë, Gazeta Express po ua risjell këtë artikull.

1. Një Afrikano-Jugor aplikoi për vizë në Rumani duke thënë se po shkonte për të bërë gjueti me vampirë si një punë ditore;

2. Një brazilian aplikoi për vizë në Britani të madhe duke thënë se po vinte që të sillte “flamenkon në rrugët e Norwich”, duke thënë se është mësues për këtë vallëzim;

3. Një ruse po kërkonte vizë evropiane që të punonte në “tregun e saj”, prostitucionin, në Holandë;

4. Një balsamues kufomash kishte aplikuar për vizë duke thënë se donte të bartej në Spanjë nga Meksika për ta ushtruar profesionin e tij me kufoma. Viza i ishte refuzuar pasi u kuptua se ka të kaluar të pasur kriminale;

5. Një aplikues kishte thënë se është ekspert i anijeve të vogla (Pirogue) në shtetin e tij Mali dhe se donte që këtë ta ushtronte si profesion në Venecia të Italisë;

6. Një testues i ushqimit të qenit kishte thënë në aplikim se ka “përvojë të madhe” në këtë profesion dhe se donte që të vendosej në Britani të Madhe nga SHBA për ta ushtruar më tutje;

7. Një person në Filipine kishte pranuar haptas në aplikacion se po i ikën policisë dhe se donte të bashkohej me familjen e tij në Australi;

8. Një “modelues këmbësh” kishte aplikuar që të lëvizte në Francë nga Amerika, pasi që “këmbët e tij po kërkoheshin shumë në këtë shtet”;

9. Një grua kishte aplikuar për vizë pune në Britani të Madhe pasi tha se “kishte siguruar punë sezonale si zombie” në një kompani atje;

10. Një qethës i Alpacas, kishte aplikuar për vizë nga Peruja në Evropë për “sezonin e qethjes”

 

MUND TË JU PËLQEJNË