Vala

Është emër i njohur në botën e modës. Lea Galliker dihet që është modele që në hedhjen e hapit të parë. Zoti është treguar bujar me të duke i falë pamjen, zgjuarsinë dhe duke ia ndriçuar rrugën në botën e modës dhe jo vetëm.

Bukuroshja është nga ata persona që lënë përshtypje për karakterin, stilin dhe një farë ëmbëlsie të përzier me egërsi. E veçanta Lea Galliker, flet në “Kosovare”

Kush ta ka vënë emrin?
Emrin Lea ma ka vënë familja ime Zvicerane dhe mua më pëlqen shumë. E mbaj me krenari këtë emër.

Çka do të thotë emri yt?
Lea do të thotë “fuqi e pa mposhtur”, ashtu siç realisht jam edhe unë. Ja pse e dua emrin tim.

Kush të ka thënë se je e bukur?
Më kanë thënë e më thonë shumë njerëz, por personi i parë që ma ka vënë në dukje ka qenë mami.

Kush të tha se ti je për modele?
Ishte Renè Brünger që më besojë dhe më bëri kontratë ne agjencinë e modës “Models World”. Kështu nisi edhe rruga ime në botën e modës, pjesë e së cilës jam edhe sot e kësaj dite.

Eksperienca më e rëndësishme?
Kam një mori përvojash të mrekullueshme si modele, por do të mbetet gjithmonë në mendjen time sfilata me veshjet kombëtare shqiptare e mbajtur në Cyrih të Zvicrës, ku kishte shumë publik dhe ku çdo hap që hidhja ishte emocion në vete.

Më mirë të fotografohesh, apo të sfilosh?
Më pëlqejnë të dyja, andaj nuk i ndaj. Kam ndjesi të mirë edhe kur fotografohem, por edhe kur sfiloj.

A do të pranoje të pozoje nudo?
Jo, nuk do të pranoja. Gjithçka e ka një kufi.

Çka të bënë ndryshe nga të tjerat?
Ndoshta karakteri që kam, por edhe dhe kokëfortësia.

Çka mendon për operacionet plastike?
Më duhet të them që nuk jam kundër ndërhyrjeve estetike dhe operacioneve plastike. Nëse dikush mendon se përmes një ndërhyrje do të arrij të duket e ndjehet më mirë, atëherë pse mos ta bëjë.

Të qenit modele profesioniste, a do të thotë se duhet përherë të jesh në dietë dhe të ushtrosh?
Është e vërtet se duhet pasur shumë kujdes në gjithçka, sepse një modele është shembull i perfeksionit.

Personi më i shtrenjtë për ty?
Është motra ime Bernadeta, që është krahu im i djathtë.

Ëndrra jote?
Të gjitha ëndrrat e deri tanishme i kam bërë realitet.

Planet?
Po i lë befasi.

Për fund?
Faleminderit Revista “Kosovarja” për intervistën.

MUND TË JU PËLQEJNË