Vala

Biznesmeni dhe filantropi i njohur, z. Lazim Destani, ka shumë miq gjithandej, shkruan “Kosovarja”.

Ju kujtojmë se Destani ka takime të shumta me personalitete të njohura të politikës e të biznesit, por edhe të fushave të tjera.

Ju kujtojmë, po ashtu, se z. Destani është takuar edhe me personalitetet më të larta, jo vetëm të SHBA-së e të Evropës, por edhe me ata të shteteve tjera, takime këto të shënuara edhe në mediet botërore.

 

Me pak fjalë, Lazim Destani me meritë edhe u dekorua me Dekoratën “Ambasador i Kombit”.

Ai, dje, është takuar edhe me diplomatin e njohur amerikan, David Filips, për të cilin në rrjetin e tij social, fotografisë gjatë takimit, ia bashkangjet edhe këto fjalë:
“Me mikun tim e të shqiptarëve, David Philips, diplomat i njohur amerikan, që ka shërbyer si këshilltar i lartë në State Departament, ndërsa aktualisht Drejtor i Programit për ndërtimin e të Drejtave në Institutin “Columbia Univesity” në Nju-Jork”. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË